EMRI/ Në kërkim për drogë, pranga të riut nga Fushë-Kruja

639
Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë Edmond Xaka, banues në Fushë Krujë.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të operacionit “Ndalesa Fundit”, kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim
Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor “Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Edmond Xaka, 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Sigal