EMRI/ Ndalohet me 77 kg drogë në çanta sporti, policia kap “mat” fierakun (Video)

498
Pas operacionit policor të koduar “Ndjekja” në qytetin e Vlorës, autoritetet bënë të mundur sekuestrimin e 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe arrestimin e një personi.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu.
Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg. Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme
Sigal