EMRI/ Mina me telekomandë në çantë, kush është i riu nga Tirana që u kap në Lezhë

566
Një 36-vjecar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me dy mina me telekomandë.
Bëhet fjalë për Fatjon Llanajn.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “Skuter ”
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Sigal