EMRI/ Kush është shqiptari në Itali, kreu i bandës së rrezikshme

420
Sigal

Një shqiptar në Itali konsiderohet si kreu i një bande të akuzuar për vjedhje, plaçkitje dhe madje edhe një rrëmbim personi. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar disa kohë më parë dhe që përballet me akuzat është Flori Sejdini, 26, banor në Montecatini. Ai akuzohet si kreu i një bande evropiane të specializuar në vjedhjeve dhe grabitjeve të kryera në disa zona ne Itali.

Në vitin 2016 banda e drejtuar prej tij kishte kryer një sere grabitjesh në Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë shqiptari akuzohet për nëntë vjedhje me dhunë në disa apartamente.

Ngjarja më e rëndë është ajo e kryer në 26 mars, ku grupi i tij përberë nga tre grabitës të maskuar hynë në vilen e një 84-vjecari. Për më shumë se një orë ai u mbajt nën kërcenim, ndërkohë qe ata po plaçkitnin duke marrë paratë dhe bizhuteritë që i përkisnin gruas së vdekur me një vlerë prej mbi 5 mijë euro.

Pensionisti arriti të largohet, duke arritur vetëm me të brendshme deri në derën e fqinjëve që dhanë alarmin duke njoftuar karabinierët. Pronari identifikoi makinën një Renault Clio, me te cilën ikën grabitësit. Policia i ndoqi, por ata çanë postbllokun duke aksidentuar karabinierët.