EMRI/ Kush është pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi për lidhje me ISIS (Foto)

510
Autoritetet në Malajzi kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për terrorizëm. Një prej këtyre personave është një shtetas shqiptar. Burime konfidenciale bëjnë me dije se personi i arrestuar quhet Klodjan Zaimaj. Mësohet se emri fetar i Zaimajt është Ibrahim.
Te njëjtat burime tregojnë se Zaimaj nuk ka qenë profesor në Shqipëri, siç ka raportuar media këto ditë, por mund të ketë dhënë mësim në Malajzi (siç raporton edhe media në Malajzi). Zaimaj ka rreth tetë vite që jeton në Malajzi.
Ai njihet për prirjet e tij ekstremiste. Mësohet se Zaimaj është nga Cërriku dhe është dhëndri i Musa Duhanxhiut, Inspektor i Myftinisë së Elbasanit, në Belsh.
Njoftimi i policisë së shtetit:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.
Sigal