EMRI/ Kryente veprime të turpshme në publik, policia e Bulqizës i vë prangat 53-vjeçarit

496
Sigal

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 53-vjeçar pasi ka kryer veprime të turpshme në publik, si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel (i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”.