EMRI/ Kokaina në Ekuador, kush është shqiptari kreu i organizatës

556
Sigal

Këta janë 11 personat e arrestuar pas operacionit ndërkombëtar anti-drogë që u shtri në Ekuador dhe Greqi.

Në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi, mes të cilëve edhe një shqiptar që konsiderohet si kreu i organizatës bashkë me dy grekë.

Mësohet se shqiptari i arrestuar është Ilia Petro Papa dhe ka lindur me 04.12.1977 ne Elbasan dhe banon në Kolargou të Athinës. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 13 nëntorit dhe orët e para të datës 14.

Nga aksioni janë sekuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë. Thuhet se aty do të shkarkohej pjesa më e madhe e drogës, dhe pjesa tjetër do të vinte në Greqi.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri