EMRI/ Kërcënoi me armë dhe grabiti qytetaren në rrugë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

466
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka grabitur me dhunë një qytetare në rrugë në lagjen “29 Nëntori”. Ngjarja ka ndodhur në 16 gusht, ndërsa autori i arrestuar Bledar Sulejmani nga Vlora ka kërcënuar shtetasen M.P me një pistoletë sportive duke i marrë me dhunë portofolin dhe bizhuteritë.

“Pas një pune hetimore të shërbimeve të policisë për goditjen e kriminalitetit në qytet është bërë e mundur ndalimi i këtij shtetasi, i cili me datë 16.08.2018, në një rrugë të lagjes “29 Nëntori” i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe bizhuteri shtetases M.P.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rastin, policia ka bërë sekuestrimin e nje pistolete sportive tip “Ekol Firat Magnum” e kalibrit 9 mm si dhe 7 fishekë pa kokë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e autorit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.

Gjithashtu, më datë 23.08.2018, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i K.Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.