EMRI/ Kapet në Elbasan i shumëkërkuari në Itali, katër akuzat që rëndojnë mbi të

575
Sigal

Policia e Elbasanit  ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme kapjen e një shtetasi  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit   në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

  • Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urëdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr.SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e  veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.