Një 43-vjeçar nga Roskoveci në Fier, është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku pas debatit mes kushërinjve, 43-vjeçari Ardit Ruko ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet për 43-vjeçarin e arrestuar do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
INFORMACIONI I POLICISE
Kanos me armë zjarri kushëririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.
U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.