EMRI/ Ishte dënuar me 4 vite burg për drogë, kush është ‘i forti’ i arrestuar nga Fushë-Kruja

579
Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fran Caka, banues në fshatin Gramëz, në Fushë Krujë. Caka ishte dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vite e 8 muaj burg.
Raportohet se 64-vjeçari njihej për veprimtaritë e tij si i ‘fortë’ në Fushë-Krujë.
NJOFTIMI I POLICISË
Sot me date 04.04.2018 seksioni per hetimin e narkotikeve ne D.V.P Durres beri te mundur kapjen e personit ne kerkim shtetasit Fran Simon Caka dtl. 12.06.1954, lindur Kruje dhe banues ne fshatin Gramez, Fushë Krujë. Pasi ky shtetas me vendim penal nr. 213 date 03.11.2016 të Gjykatës Krujë është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg. Vendimi ka marre forme te prere me Vendim Penal nr. 1793, date 20.12.2017 te Gjykates Apelit Durres. Per vepren penale ‘Prodhim shitje te narkotikeve’ kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 K.Penal.
Sigal