EMRI/ Identifikohet viktima në Dibër, kush ishte 32-vjeçari që u vra në oborrin e shtëpisë

748
Sigal

Identifikohet 32-vjeçari që u vra në banesën e tij në fshatin Maqellarë në Dibër. Raportohet se viktima është 32-vjeçari Elsi Kosiqi. Ai u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, rreth orës 01:30 pas mesnate.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.

Po kështu mësohet se pranë viktimës janë gjetur prova të shumta që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.