EMRI/ I vihet zjarri derës së Bashkisë në Librazhd, ja kush ishte autori

476
Sigal

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, është tentuar të digjet dera e jashtme e  Bashkisë Librazhd, nga një person i pa indetifikuar.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje,  ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, duke shmangur dëmet e mëtejshme materiale.

Si pasojë e flakëve është djegur,  pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e  autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi  Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.