Emri i Imamit që akuzohet për grabitjen në Rinas

574
Sigal

Midis katër të arrestuarve të djeshëm si bashkëpunëtorë për grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill është  edhe Oltion Veseli.

Veseli nuk është një personazh i njohur për Policinë.

Ai ka qenë disa vite më parë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij ka në menaxhim një Piceri në qytetin e Fushë-Krujës, të quajtur ‘Pizzeri Kupa Hallall”.

Pas kësaj picerie dyshohet se fshihet si administrator Dash Kupa, një tjetër personazh i përfshirë të paktën në grabitjet e mëparshme.

Ndërkohë që në mes të  ndaluarve të Policisë janë edhe shtetasit Alkond Bengasi 34 vjeç nga Elbasani kushëri nga nëna i Klement Çalës, Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit dhe Renaldo Sula po nga Elbasani, ndërsa në kërkim janë edhe 8 persona të tjerë midis tyre edhe Klement Çela që dyshohet si një nga grabitësit kryesorë.