EMRI/ I dënuar në Turqi për trafik droge, kapet në Elbasan 58-vjeçari

572
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 58-vjeccar të dënuar në Turqi për trafik droge. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit shtetasi Agron Metaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.
Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara -Turqi, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Sipas policisë së Elbasanit i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letër-porosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Sigal