EMRI/ Humbi jetën tre vite më parë, Gjykata zbardh vrasjen e shqiptarit nga shoku tij i ngushtë

446
Sigal

Tre vite më parë një i ri shqiptar u gjet i vrarë në Itali. 26 vjeçari i identifikuar si Ermal Abudshi u vra më 30 dhjetor të vitit 2015-ës, ndërsa sot Gjykata e Kasacionit në Itali ka zbuluar edhe autorin që fshihet pas ngjarjes. Mediat italiane shkruajnë vrasja e të riut shqiptar u bë nga shoku i tij, me një të shtënë arme në distancë fare të afërt ka qenë aksidentale.

Ermal Abdushi

Madje autori i krimit është identifikuar si shqiptari Jasin Sulo, i cili është dënuar me 4 vjet e 5 muj për vrasjen dhe 4 vjet e 4 muaj për mbajtjen e armës pa leje.

Sipas zbardhjes së ngjarjes mësohet se mbrëmjen tragjike Ermali ishte në shtëpi me Jasin Sulo dhe njerëz te tjerë. Ai u qellua me armë nga Jasini në një distancë shumë të afërt. Sipas hetimeve ndodhi ai po përpiqej t’i tregonte armën shokut te tij.