EMRI/ Goditi me mjete të forta motrën e gruas, arrestohet 47-vjeçari në Gramsh

543
Sigal

Një 47-vjeçar është arrestuar në qytetin e Gramshit pasi goditi me mjete të forta kunatën e tij.

Sipas policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi Guri  Buzani, 47 vjeç , banues në fshatin “Bërsnik” , Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.

Shtetasi i lartëpërmendur në fshatin “Bërsnik” , për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.