EMRI/ Godet me grushte nënën e tij, arrestohet 31-vjeçari në Patos

470
Sigal

Një 31-vjecar është arrestuar nga policia e Fierit në Patos, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Në pranga ka përfunduar Jani Vasa 31 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i të riut është bërë në datën 10.06.2018 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke e goditur me grushte nënën e tij, shtetasen Sh.V, 60 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.