EMRI/ Fshehu 50-vjeçarin në kamion për të kaluar kufirin, arrestohet shoferi në Vlorë

642
Policia e Kufitare e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar, pasi ka ndihmuar një shtetas të kalojë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme duke e fshehur brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte. Gjithashtu policia ka nisur hetimet edhe ndaj A.F i cili tentoi të kalojë kufirin.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare Vlorë: Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi ka tentuar të ndihmojë një tjetër shtetas të kalojë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme! Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi mëngjezin e sotëm në PKK.Portit Vlorë, ka tentuar të ndihmojë shtetasin A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar. I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur shtetasin A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj shtetasit A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Sigal