EMRI/ Francezja e ndihmon, shqiptari e ngacmon seksualisht dhe tenton ta mbysë

520
Sigal

Një 27 vjeçar shqiptar u dënua në mungesë për dhunë dhe kërcënime me vdekje nga e Gjykata e Lartë e Caen (Calvados) në Francë.

Historia e Gentjan Hasanit nisi më 10 prill të këtij viti, në një lagje në veri të Caenit me një grua franceze.

Kur e kupton se i riu bëhet agresiv dhe i dhunshëm, zonja ndalon ta ndihmojë, por ai e ngacmoi seksualisht atë. Disa incidente ndodhin pa bërë ndonjë ankesë në polici. Por, të martën e 10 prillit, gjërat bëhen më keq.

Duke rimarrë automjetin e saj të parkuar në një parking, gruaja e gjen individin të ulur. Ai e sheh ate dhe e kap me shall duke u përpjekur ta mbyste.

Vitin e kaluar i pandehuri u gjykua dhe u dënua dy herë për aktet e dhunës dhe gjithashtu për vjedhje. Prokurori publik kërkon 6 muaj burgim për të.