EMRI/ E moshuara u gjet e pajetë në banesë, policia zbardh ngjarjen: U godit disa herë me thikë në kokë nga nipi

496
Sigal

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e diotës së djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë e moshuara me F.Sh, 81-vjeçe.

Policia ka arrestuar nipin e të moshuarës 21-vjerçarin me iniciale R.G pasi dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjajrjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh

Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.