EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, kush është dibrani i arrestuar

522
Sigal

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se Durim Kica akuzohet se ka rrahur shtetasen me inicialet M.V., dhe vajzës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal.