EMRI/ Çmendet 36-vjeçari në Elbasan, ngacmon seksualisht adoleshenten dhe godet policin

70

Efektivët e policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga një 36-vjeçar në Elbasan pasi ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, por nuk është ndalur me kaq. Sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar në flagrancë Mirjan  Dedja, 36 vjeç, banues në lagjen “Viserion Xhuvani”, Elbasan.

Dedja dyshohet se në lagjen “28 Nëntori”, ka ngacmuar seksualisht shtetasen A.E., 18 vjeçe banuese në Elbasan por pas ndërhyrjes, ka goditur për shkak të detyrës një punonjëse të policisë.

Policia i ka kaluar materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Goditje për shkak të detyrës”.