EMRI/ Bie në pranga 30-vjeçari në Tiranë, pas kontrollit në banesë Policia i gjen…

556
Sigal

Policia e Tiranës gjatë një kontrolli që ka kryer në një banesë në Ndroq ka gjetur një armë pa leje, ku më pas është arrestuar dhe 30-vjeçari që ishte pronari i banesës.

Në një njoftim policia bën me dijes se “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin: Jashar Hysa, 30 vjeç, banues në fshatin Varosh.

NJOFTIMI I PLOTË

I gjendet në banesë armë zjarri kallashnikovë, karikator e një sasi fishekësh.

Arrestohet 30-vjeçari për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Jashar Hysa, 30 vjeç, banues në fshatin Varosh.

Në fshatin Varosh/Ndroq, nga kontrolli i ushtruar në banesë këtij shtetasi i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikovë, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.