EMRI/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali, metoda që përdorte për shpërndarjen e kokainës

628
Një shqiptar është arrestuar në Bergamo të Italisë, pasi është kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar Arbri Tota 26 vjeç, pasi gjatë operacionit të zhvilluar më Condemondo, në banesë iu gjetën 112 doza kokainë e ndarë në kavanoza qelqi dhe gati për t’u trafikuesi dhe peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro para të gatshme.
26-vjecari ka zbritur nga makina pranë varrezave në Condemondo dhe ka lënë një kavanoz në një mur aty afër, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi.
Policia e ndoqi dhe pa se ai bënte të njëjtin veprim, duke lenë një tjetër kavanoz pranë një shkurreje tjetër.
Pas kësaj policia ndërhyri dhe e kapi mat shqiptarin, ndërsa ushtroi kontroll në banesën e tij.
Sigal