EMRI/ Arrestohet 36-vjeçari në Lezhë, si e kishte fshehur kokainën brenda ofiçinës (VIDEO)

575
Sigal

Policia e Lezhës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi gjatë kontrollit në një ofiçinë në pronësi të tij i janë gjetur rreth 31.13 gramë kokainë.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë organizuar punën ku bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Izmir Gurluge, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent ofiçinë, pranë banesës se tij është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.