EMRI/ Akuzohen për pastrim parash, arrestohet 52-vjeçari në Fier, dy në kërkim

632
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjecar, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen për ‘pastrim parash’. Në pranga ka përfunduar Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier dhe janë shpallur në kërkim L.Ç, 50 vjeç dhe Sh.Ç, 44 vjeç. Ndërkohë për dy të tjerë është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2 vjeçar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “PASTRIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi:

-Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos
2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:

1. A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.
2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.