EMRI/ Aksidentoi vajzën 10 vjeçe në mes të qytetit, pranga shoferit në Burrel

584
Një 57-vjeçar ka rënë në pranga, pasi aksidentoi me makinë një vajzë të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Burrelit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Besim Milloshi, teksa drejtonte mjetin me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Aksidenton me automjet një shtetase të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Sigal