EMRI/ Aksidenti tragjik, identifikohet viktima

543
Bashkim Gjoni, 63 vjeç, nga Tirana është burri i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së sotme, në aksin rrugor Levan-Fier.
Identifikimi i të ndierit u bë pas nxjerrjes së tij nga makina “Volswagen”, në të cilën qëndroi i bllokuar për disa minuta.
Përplasja me makinën tjetër “Scoda” ishte mjaft e fortë, çka rezultoi fatale për jetën e 63-vjeçarit, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit tragjik pritet të zbulohen nga hetimet e mëtejshme.
Sigal