EMRI/ Aksidenti i rëndë i dy makinave dje në Vorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

399
Sigal

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Vorë ka ndërruar jetë një prej të plagosurve. Ajo është 63-vjeçarja Zana Brunga.

“Më datë 03.06.2018 rreth orës 19:20 në rrugën e “Rinasit” në Vorë janë përplasur dy mjete ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 4 shtetas”

Shtetasit E. D., rreth 23 vjeç, D. R., rreth 28 vjeçe , A. B., rreth 30 vjeç, kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasia Z. B., rreth 63 vjeçe ndodhet në gjëndje pak më të rëndë shëndetësore.

Të katërt shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore,” njoftoi dje policia.