EMRI/ 35-vjeçari terrorizon Tiranën, qëllon me armë e kanos dy të rinj. Ndërhyn policia

590
Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë ditën e sotme, të ndodhur mes tre personave. Në pranga ka përfunduar një 35-vjeçar. Sherri me tre personave ka shkaktuar jo pak panik tek banorët pas përdorimit të armës së zjarrit.

Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hasani 35 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Arben Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.
Sigal