EMRAT/ Vrasja makabre në Itali, kush është shqiptari që theri gruan, dëshmia e djalit

607
Sigal

Elsa Tereziu, 52 vjeçe është vrarë me thikë në sy të djalit 17-vjeçar që lajmëroi policinë. Edhe në të kaluarën gruaja ishte sulmuar nga bashkëshorti.

Xhevdet Mehmeti, 56 vjeç është shqiptari që qëlloi me thikë bashkëshorten e tij pas një sherri në kuzhinën e banesës në prani të djalit 17-vjeçar. Pak minuta pas krimit ai u dorëzua në polici.
Ngjarja e rëndë ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:00 në Piacenza. Alarmin për vrasjen e dha djali i çiftit, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Nga sa është zbuluar nga hetuesit, burri ka kapur një thikë dhe ia ka vënë në qafë gruas së tij. 52-vjeçarja vdiq e përgjakur pak çaste pas sulmit. Në vendngjarje mbërriti pak minuta më pas, ndoshta i lajmëruar me telefon djali tjetër 19-vjeçar por forcat e rendit që kishin ardhur ndërkohë nuk e kanë lejuar të shohë skenën e krimit pavarësisht kundërshtimeve të tij.

Prerjet në fyt
Gruaja, Elsa Tereziu, 52 vjeçe është qëlluar disa herë me thikë në fyt, të paktën 5 herë sipas të dhënave të para. Trupi i pajetë i saj u gjet në dyshemenë e kuzhinës bashkë me armën e krimit nga policia dhe urgjenca. Burri, ndërsa djali po lajmëronte ndihmën e shpejtë u arratis më këmbë nga banesa por më pas vendosi të dorëzohej në kazermën më të afërt të karabinierëve, atë të rrugës Beverora. Tani është në arrest me akuzën për vrasje me dashje. Banesa është vizituar edhe nga prokurori Antonio Colonna, bashkë me drejtuesin e policisë Michele Rana dhe drejtuesen e skuadrës së lëvizshme Serenca Peri. Grupi i ekspertëve shkencorë ka mbledhur edhe të dhënat e rastit.

Rrëfimi i djalit
Prokurori ka dëgjuar për një kohë të gjatë, djalin minoren të çiftit, i cili në kohën e vrasjes ishte në dhomën e tij të gjumit. Djali dëgjoi britmat e nënës së tij, por nuk ishte në gjendje të ndërhynte për të ndaluar babanë e tij dhe mund të shihte vetëm vdekjen e gruas, ndërsa vrasësi iku. Hetimet për të rindërtuar dinamikën e vrasjes janë në vazhdim. Prokurori nuk e ka autorizuar ende shpërndarjen e rezultateve të hetimeve të para. Duket se burri shfaqte prej kohësh një qëndrim obsesiv ndaj gruas së tij.

Precedentët
Xhevdet Mehmeti punonte si mekanik në një ofiçinë që ndodhej në zonën industriale, por ai po kalonte një periudhë vështirësie. Duket se ai ishte aktualisht i papunë. Familja, e cila jetonte në katin e parë në një ndërtesë me shumë në rrugëne Dante, një rrugë relativisht qendrore në qytet, gjithashtu kishte vështirësi në pagimin e taksave të bashkëpronësisë. Grindja, me thirrjet e dëshpëruara të gruas që është dëgjuar edhe nga fqinjët, nuk duket të ketë qenë një episod i izoluar. Disa muaj më parë, një ambulancë kishte ndërhyrë për të shpëtuar gruan. Vdekja e Elsës vjen pak ditë pas asaj të Elizës, vajza nga Prato e vrarë nga ish-i dashuri i saj futbollist.