EMRAT/ Trafikonin kokainë në Itali, kapen 2 shqiptarët

426
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa lloje drogash dhe materiale të tjera.

Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa nervozizmi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë si dhe disa materiale të tjera, përcjell messaggeroveneto.gelocal.it

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Aleksandër Zhava, 29 vjeç dhe Lisa Zille, 24 vjeçe. Të rinjtë priten të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë gjatë ditës së sotme. Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet vijojnë për këtë rast.