EMRAT/ Të shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Vlorë

433
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë mbi bazën e Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, 278 të Kodit Penal.

Ngjarja i referohet datës 6 Gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.

. Kristi Balli, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

. Ermal Arapaj, 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu është arrestuar  në flagrancë shtetasi A.G., 29 vjeç,  pasi në lagjen “Isa Boletini” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit K.Sh.

Vazhdon puna hetimore për dokumentimin e ngjarjeve të ndryshme me qëllim kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve përkatës.

#policianëshërbimintuaj

#112PoliciaeShtetit