EMRAT/ Skandali me pronat në Lezhë, pranohet kërkesa për rivlerësim mase ndaj dy të akuzuarve

569
Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e dy të akuzuarve për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Gjykata ka pranuar kërkesën për rivlerësim mase ndaj Lek Frrokut për të cilin është caktuar masa ‘arrest me burg’ dhe ndaj Juxhina Memës për të cilën është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Sipas gjykatës, kundër këtij vendimi lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve. Lek Frroku akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Njoftimi i plotë i Gjykatës: 
Bazuar ne ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” referuar dhe interesit të publikut ju njoftojmë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhe të datës 23.03.2018 e cila ka vendosur si me poshtë:

1.Pranimin e kërkesës. 2.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Lek Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

3.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Juxhina Mema me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

4.Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhe për ekzekutimin e këtij vendimi. 5.Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes. U shpall sot, ne Lezhe, me date 23.03.2018.
Sigal