EMRAT/ Sërish ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, ja drejtuesit e rinj

470
Sërish ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kështu vala e ndryshimeve ka prekur edhe Drejtorinë së Policisë së Beratit, ku kreu i saj është emëruar Artion Duka. Ky i fundit zëvendësoi Dilaver Shimajn.
Raportohet se Fran Rica është emëruar Shef i seksionit të Krimit Ekonomik, Bujar Ahmeti, drejtor i Forcës se Posaçme Operacionale.
Sakaq, Sokol Sejfollari u emërua këshilltar pranë drejtuesve të policisë, ndërsa më parë mbante detyrën e postin e Shefit të Anti-drogës.
Kujtojmë se këto lëvizje vijnë në një kohë kur ka nisur edhe vettingut në Policinë e Shtetit.
Sigal