EMRAT/ Rrahën me shkop bejsbolli tregtarin, arrestohet shqiptari me dy italianë

455
Sigal

Policia italiane në Xhenova ka arrestuar tre persona, mes të cilëve edhe një shtetas shqiptar, pasi akuzohen për një rrahje brutale në 19 shtator të vitit 2017.

Në pranga kanë përfunduar Alessandro Fiori, 41 vjeç nga Sassari, Michael Vavalà 20 vjeç nga Xhenova dhe Florenc Hasa 31 vjeç nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, tre të arrestuarit kanë rrahuar me shkop bejsbolli një qytetar nga Amerika e Jugut si dhe një tregtar makinash për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer.

Në sherr u përfshinë edhe disa persona të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë policinë.