EMRAT/ Plagosja e minatorit në minierën e Bulqizës, arrestohen inxhinieri dhe tekniku

465
Një inxhinier dhe teknik i një miniere në Bulqizë janë vënë në pranga pasi akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke shkaktuar kështu plagosjen e një minatori. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave perfunduan Jakup Gurra, 61 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere) dhe Nerim Livani, 57 vjeç, (me detyrë teknik miniere), ndersa u plagos shtetasi me inicialet B.P., 48 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Arrestohen nga Policia, Inxhinieri dhe tekniku i minierës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”
Me datë 03.05.2018, në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë,në galerinë nr 10, të subjektit Minerar “Kaprolla”sh p k , gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi B.P, 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore.
Sigal