EMRAT/ Njëri plagosi me armë 2 vetë, tjetri tentoi të vriste me thikë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

486
Dy persona që ishin shpallur në kërkim pasi akuzohen për vrasje në tentativë, kanë rënë sot në prangat e policisë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Deivid Shuaipi, 23 vjeç dhe Rey Tahiri.
Deivid Shuaipi akuzohet se ka plagosur me armë në bashkëpunim me disa persona të tjerë shtetasit me inicialet Gj. P., dhe R. H. Ndërkohë Rey Tahiri akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin me inicialet M. M.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:
– Deivid Shuaipi, 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. P., dhe R. H.
– Rey Tahiri, 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal