EMRAT/ Merret vendimi, gjykata lë në burg 6 protestues, edhe ish-drejtorin e policisë bashkiake

395
Sigal

Gjykata e Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 19 të ndaluarit e protestës së 16 shkurtit

Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për 6 protestues. Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 7 nga të arrestuarit dhe për 6 nga të arrestuarit ka vendosur ‘Detyrim paraqitje’.

Po ashtu në burg është lënë dhe ish drejtori i policisë Bashkiake Florenc Hoxha.

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest me shtëpie

Resul Daci, arrest me burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie

Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Ilir Hamedini, arrest me burg

Festim Taku, arrest ne shtëpie

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb  Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci, arrest shtëpie

Shpresa Lini, detyrim paraqitje

Agim Peposhi, arrest me burg

Ferit Dankshi, arrest me burg

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë të arrestuarit e kësaj proteste e kanë pritur me thirrje e ovacione ndërsa drejtonin 2 gishtat lart. Pas përfundimit të seancës foli për mediat dhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor që PD ka angazhuar për 19 protestuesit e arrestuar nga policia. Ai tha se ska asnjë provë për 19 të ndaluarit dhe se janë paditur penalisht për drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.