EMRAT/ Me autobus nga Shqipëria, ndalohet çifti maqedonas, ja çfarë i gjetën në valixhe (Foto)

515
Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në vijim të punës së tyre kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Metodi Maraichkov, 40 vjeç si edhe Ljubica Zucovikj, 40 vjeçe, të dy banues në Maqedoni.
Shtetasi maqedonas dhe bashkëpunëtorja e dyshuar e tij u arrestuan, pasi në valixhen personale, posedonin sasinë e dyshuar të drogës: 4 pako me peshë 1 Kg e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Më datë 11.09.2017, shtetasit e mësipërm, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, si pasagjerë të një mjeti tip autobus me targa GV945BM, i cili kishte si destinacion Maqedoninë.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.


Sigal