EMRAT/ I zuri poshtë masivi prej 200 ton çimentoje, kush janë viktima dhe i plagosuri në Elbasan

423
Sigal

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në një fabrikë çimentoje në Elbasan. 1 person ka mbetur i vdekur dhe 1 tjetër është plagosur për shkak se e ka zënë një masiv çimentoje.

Mësohet se viktima është zënë poshtë nga një masiv prej 200 ton çimentoje, dhe ka qenë e vështirë nxjerrja e tij prej aty. Viktima është identifikuar si Musa Sula, ndërsa personi që ka mbetur i plagosur rëndë është Tomorr Mjekërrzaku.

Njoftimi paraprak i policisë:

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi  M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë,  si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.