EMRAT/ Arrestohen katër punonjës të policisë kufitare në Dibër, dyshohet se…

601
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar sot 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
Sipas policisë, policët e kufirit Sulejman Xheleshi, (Përgjegjës i PKK Trebisht); Shehat Kazani, (me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë); Sulejman Islami, (me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë); Vinar Seitaj, (trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel), më herët trup shërbimi në PKK Trebisht, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.
Hetimi nga strukturat e SHÇBA me metoda speciale ka nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara dhe zgjati rreth 3 muaj deri në finalizimin e operacionit “Trebishti”.
Sigal