EMRAT/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapën me 300 mijë euro heroinë

620
Policia italiane ka arrestuar sot dy shqiptarë, të dy 47-vjeçarë, në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Të arrestuari janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci (personat që shihni në foto).
Ata janë arrestuar në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Policia italiane thotë se nëse do të hidhej në treg droga e kalonte vlerën prej 300 mijë eurosh.

Sasia e sipërpërmendur u sekuestrua gjatë kontrollit në apartamentin e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako që ishin të fshehura në dy çanta, ndërsa policia përveç drogës sekuestroi edhe një peshore dhe 50 mijë euro, shkruan agjensia italiane e lajmeve, Ansa.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe gjurmimin e gjithë rrjetit të trafikantëve, por deri më tani mësohet se po punohet dhe për identifikimin e një shqiptari tjetër.


Sigal