EMRAT/ 200 euro në këmbim të një vendi pune, pranga çiftit mashtrues nga Fieri

499
Sigal

Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe gruan e tij Migena Kajolli, 27 vjeçe.

Po ashtu burimet thanë se të dy burrë e grua në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

NJOFTIMI I POLICISË
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç
2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.