Emiljano Tasho i dyshuar dhe për plagosjen tek “Hoxha Tasim”

537
Autori i dyshuar për vrasjen në Linzë, dyshohet të jetë autori edhe i plagosjes me armë zjarri i 26-vjeçarit Xhevahir Shabani në rrugën “Hoxha Tasim” me 24 korrik të këtij viti.
Policia thotë se në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 24.07.2015, Sektori për Krimet e Rënda, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bërë të mundur zbulimin e autorit të dyshuar i cili dyshohet të jetë shtetasi i arrestuar më datë 14.11.2015 për ngjarjen në Linzë, shtetasi Emiljano Tasho, 28 vjeç, banues në Tiranë”.
Policia thotë se Tasho është konfliktuar me shtetasin me Shabani dhe ka qëlluar në drejtim të tij me një armë zjarri tip pistoletë.
Shtetasi Emiljano Tasho dyshohet për veprat penale të “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkepunim”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Vjedhje me arme” dhe “Vrasje e ngelur ne tentativë”.
Sigal