Emiljano Shullazi kërkon ‘shpëtim’ tek reforma në drejtësi: Të ndryshohet trupi gjykues

482
Emiljano Shullazi kërkon të gjejë shpëtim tek reforma në drejtësi. Duket e çuditshme por avokati i tij Vladimir Meçi kërkoi sot ndryshimin e trupit gjykues sipas Kodit të ri të Procedurës Penale.
Kodi i ri parashikon që trupi gjykues të funksionojë me tre anëtarë por aktualisht trupa gjykuese funksionon me 5 anëtarë. Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues është tërhequr për vendim.
Procesi ‘Shullazi’, gjykata është tërhequr për vendim
Emiljano Shullazi akuzohet për disa vepra penale si “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Në seancën e kaluar të 12 shtatorit, Besnik Musai, shoferi personal dhe njeriu më i besuar i biznesmenit Ylvi Beqja si dhe dëshmitari i dytë i marrë në mbrojtje nga shteti, i shoqëruar nga forcat speciale dha dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda, dhe ngriti gishtin e akuzës ndaj të pandehurve, duke rënduar edhe më shumë pozitën e tyre përballë drejtësisë.
Ai tregoi përpara kolegjit penal, momentin kur Shullazi kërcënoi me armë biznesmenin pas një debate të ashpër mes tyre që lidhej me pronësinë e ish-hotel “Vollgës”.
Sigal