Emigrantë me gomone drejt Britanisë, arrestohet trafikanti shqiptar

537
Policia në Angli ka identifikuar një prej trafikantëve shqiptarë, i cili dërgonte me gomone emigrantë drejt shtetit të tyre. Sipas mediave në vend mësohet se i arrestuari është 40-vjeçari Afrim Xhekaliu, si pjesë e bandës së trafikantëve, të cilët u arrestuan në Kanalin Britanik, pasi po tentonin të fusnin në këtë shtet 9 emigrantë shqiptarë të jashtëligjshëm. Xhekaliu, i cili jeton në Britani, ishte një prej të arrestuarve të së mërkurës në brigjet e Kent, ku autoritetet i erdhën në ndihmë 9 personave, të cilët u gjendën në vështirësi teksa transportoheshin me një gomone. 40-vjeçari ishte një prej 3 personave të arrestuar. Një prej tyre, sipas BBC, po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa për të tretin nuk janë ngritur ende akuzat. Autoritetet britanike thanë se në gomone ndodheshin 8 burra dhe 1 grua, të cilët i thanë ekipeve të shpëtimit se ishin të gjithë nga Shqipëria.
Sigal