Elbasanlliu vritet nga makina e tij, i doli para të ndalonte rrëshqitjen

535
Një 49-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen në një aksident fatal, në rrethana të pabesueshme. I vrarë nga makina e tij.
Ndërsa ka parkuar makinën, 49-vjeçari me iniciale XH.M. ka parë se ajo po shkiste në dishezë dhe ndërsa është përpjekur na ndalë, mjeti e ka marrë përpara. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Vulçan. 49-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Sipas policisë nga hetimet, rezultoi se i ndjeri kishte lënë mjetin të pa siguruar dhe i ka rrëshqitur për shkak të terrenit. Ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia.
Sigal