Elbasan, zjarr në një barakë, vdes e moshuara

426
Sigal

Një e
moshuar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi baraka ku jetonte është
përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në qytetin e
Elbasanit, ku 80-vjeçarja Mike Zenollari jetonte në një barakë prej druri.

Sipas policisë, dyshohet se baraka
është përfshirë nga flakët si pasojë e një pakujdesie dhe zjarri ka qenë i
përmasave të mëdha. E moshuara nuk ka mundur të dalë dot nga banesa dhe ka
gjetur vdekjen.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe
po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes
tragjike.